
Një rekrut kinez mund të fitojë 1800 deri në 2700 euro në muaj në ushtrinë ruse, që është më shumë se paga mesatare në Kinë, dhe Wang pretendon se rekrutuesi i premtoi se do të paguante për udhëtimin e tij në Rusi dhe do ta ndihmonte të merrte dokumentet e nevojshme. Por kjo nuk ndodhi, tha ai. Më vonë, u shpreh ai, rusët i morën kartën bankare dhe telefonin, duke e lënë Wang të paaftë për të menaxhuar paratë që po fitonte
Në një kthesë të papritur të luftës në Ukrainë, dy fytyra të reja dolën para mediave në Kiev – jo ushtarë ukrainas, as rusë, por kinezë. Të kapur në frontin lindor ndërsa luftonin përkrah trupave ruse, dëshmitë e tyre shokuan jo vetëm për përmbajtjen, por për rrugën e pazakontë që i solli nga Kina në zemër të një lufte që nuk ishte e tyre. Nga premtimet e rreme për paga të larta, tek përdorimi i supozuar i armëve kimike nga aleatët e tyre të dikurshëm, rrëfimet e tyre sjellin një dritë të re mbi dimensionin gjithnjë më ndërkombëtar të konfliktit ruso-ukrainas.
USHTARË NGA KINA
Një nga robërit, Wang Guangjun, e që ishte në shënjestër të “armëve kimike” ruse menjëherë pasi u kap nga një ushtar ukrainas, u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi në Kiev më 14 prill se “po humbisja forcën dhe më ra të fikët… Më pas ndjeva se dikush më kapi për jakë dhe më tërhoqi në ajër të pastër”. Sipas Wang, pasi u kap nga ushtarët ukrainas, ai u gjend në një llogore me një ushtar ukrainas, i cili fshihej nga sulmi rus. Ai tha se ukrainasi e ndihmoi të mbijetonte atë që Wang e përshkroi si një sulm “gaz me spërkatje”. “Ushtarët ukrainas na kanë mbrojtur dhe na kanë trajtuar mirë gjatë gjithë kësaj kohe,” shtoi ai. Wang Guangjun dhe Zhang Renbo, të lindur në 1991 dhe 1998, ishin shtetasit e parë kinezë të kapur ndërsa luftonin në radhët e ushtrisë ruse kundër Ukrainës, në tokën ukrainase.
Wang tha se pa një reklamë në Kinë për t’u bashkuar me ushtrinë ruse. Pasi humbi punën verën e kaluar, ai u interesua për ofertën, veçanërisht pasi, tha ai, shërbimi ushtarak në Kinë konsiderohet “prestigjioz”. Një rekrut kinez mund të fitojë 1800 deri në 2700 euro në muaj në ushtrinë ruse, që është më shumë se paga mesatare në Kinë, dhe Wang pretendon se rekrutuesi i premtoi se do të paguante për udhëtimin e tij në Rusi dhe do ta ndihmonte të merrte dokumentet e nevojshme. Por kjo nuk ndodhi, tha ai. Më vonë, tha ai, rusët i morën kartën bankare dhe telefonin, duke e lënë Wang të paaftë për të menaxhuar paratë që po fitonte.
LIDHJET ME QEVERINË
Një tjetër ushtar i kapur, Zhang, tha se vinte nga një familje e pasur dhe punonte si zjarrfikës dhe punonjës shpëtimi. Ai tha se erdhi në Rusi në dhjetor dhe fillimisht iu ofrua një punë në ndërtim, përpara se të thirrej përfundimisht për shërbimin ushtarak. Asnjëri nga dy ushtarët nuk përmendi se nga ishin në Kinë. Ata pretenduan se nuk kishin asnjë lidhje me qeverinë kineze dhe se e nënshkruan kontratën me ushtrinë ruse me vullnetin e tyre të lirë. Rruga e tyre kalonte nëpër Moskë, Rostov-on-Don dhe Donetsk në Ukrainën lindore nën pushtimin rus, përpara se të arrinin në fushën e betejës. Sipas Wang, ai u vendos gjithashtu në një kamp në Kazan me njerëz të kombësive të tjera, ndoshta nga Azia Qendrore, Gana dhe Iraku.
REKRUTIMET RUSE
Rusia ka rekrutuar luftëtarë të huaj nga disa vende, duke përfshirë Indinë, Nepalin dhe Sirinë, për të luftuar kundër Ukrainës. Moska ka përdorur gjithashtu rreth 12,000 trupa koreano-veriore të dërguara nga Pheniani për të kundërshtuar inkursionin e Ukrainës në rajonin e Kurskut. Të burgosurit kinezë thanë se ishin në varësi të komandantëve rusë, të cilët mbështeteshin në gjeste për të dhënë urdhra. Wang tha se do të ishte e vështirë të arratisej pas regjistrimit, pasi kontrolli në terrenin e stërvitjes ishte shumë i rreptë.
Wang gjithashtu pretendon se ai nuk vrau asnjë ushtar të vetëm ukrainas. Ai gjithashtu pretendon se ka kaluar vetëm tre ditë në fushën e betejës kur është kapur. Zhang tha se nuk kishte parë ushtarë ukrainas deri në momentin që u kap. Sinqeriteti i pretendimeve të tyre nuk mund të verifikohet sepse ata ishin në robërinë ukrainase kur bënë deklaratat. . Sipas Zhang, kinezët që luftojnë në çdo vend mund të dënohen sipas ligjit kinez. Pavarësisht kësaj, të dy burrat përsëritën se donin të ktheheshin në Kinë, jo në Rusi, si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve të ardhshëm.



