
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, i ka thënë të dielën homologut rus, Sergei Lavrov, se sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit gjatë negociatave SHBA-Iran janë “të papranueshme”.
Ai theksoi se Kina kërkon ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake, rikthim sa më të shpejtë në dialog dhe negociata, si dhe kundërshtim të përbashkët ndaj veprimeve të njëanshme.
Edhe Ministria e Jashtme e Kinës të shtunën shprehu shqetësim për sulmet dhe bëri thirrje për armëpushim të menjëhershëm, duke u kërkuar të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin dhe të rifillojnë dialogun.
Pekini theksoi se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial i Iranit duhet të respektohen.



