
Khloe Kardashian po tregonte trupin e saj të tonifikuar me rroba banje nudo “SKIMS”, ndërsa shtoi një fustan me rrjetë.
Bukuroshja ishte duke ecur në plazhin me rërë të bardhë në Turks and Caicos.
Ylli televiziv po mbante duart me vajzën e saj True Thompson, babai i së cilës është ylli i basketbollit Tristan Thompson.
True u pa me rroba banje portokalli me flokët e saj në gërsheta. Pushimet janë një lloj udhëtimi për ditëlindjen për True, e cila do të mbushë gjashtë vjet më 12 prill.
Khloe gjithashtu ka qenë me pushime me motrën e saj Kim Kardashian e cila i solli katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Ndërsa ndodheshin në ishull, zonjat kanë realizuar shumë fotografi me rroba banje të cilat i kanë shpërndarë në Instagram.









