LajmeMaqedoniSport

KF Pirok me letër të hapur kundër LFK-Tetovë

Klubi i futbollit Piroki nga fshati Pirok sot përmes një letre publike ka reaguar ndaj Lidhjes futbolkistike komunale në Tetovë, shkruan Top24

LETËR E HAPUR ME NERVOZË TË KONTROLLUAR

Drejtuar:
LFK Tetovë
Komisionit të referëve
Komisionit disciplinor pranë LFK-së.

Do të doja që këtë letër të hapur ta filloja me “Të nderuar … ” por sot smë lejon nervi skijatik (për ju që se dini, është nervi më i gjërë dhe më i gjatë në trupin e njeriut), prandaj po e filloj me

O Ju,

E di që do të thoni pas çdo reagimi të Klubeve se klubet i kanë fajet, lojtarët i kanë fajet, kryesitë i kanë fajet etj etj. , prandaj mos u lodhni kot. Na leni neve të Klubeve të lodhemi.
Do të lodhemi ndonjëherë edhe ne, edhe ndoshta do ta lëmë krejt kët punë, jo sepse duam por sepse do të na detyroni. Po, do të na detyroni me sjellje rugaçërie, me sjellje kapadahije referllëku, me sjellje fraerash nën petkun e referit dhe mbrojtjen e policisë, me mundësinë për ti dëmtuar klubet dhe me të zgërdhindmet e juaja ( me përjashtime kuptohet), po kur sdo jemi ne, ju ku do të jeni?
Mendoni se rastësisht sot reagojn Klubet si Dobroshti, Sharri etj etj. Plas durimi burra.

U kujtuam të bëjmë ankesë oficiale, po e menduam mirë edhe konstatuam që sja vlen T’JUA THEJM, se si e si as që i lexoni, e lere më të merni vendim. Prandaj do të “llomotitim” këtu në facebook dhe portale, ma mirë do të kursejmë 1500 denarë, se ashtu ashtu njerëzit i ndajnë nga goja që të na përkrahin neve, e ne pastaj juve duke garuar.

E keni mendu ndonjëher se kush e mban Ligën, Lidhjen apo Jo?

Apo sva nin qoshi, se ska refer, edhe duhet ti rujm si arusha të bardha, si specie në zhdukje.
Nuk është pak turp, a? Nuk është turp të meret referi me lojtarët me fjalë ofenduese, do ta kishim shkrujt edhe fjalën po, prap se prap smundem ta rëzojm veten deri në ate nivel rugaçi. Edhe ne jemi rugaç, po me ja piiiiip ….. neve paaaak na lejohet, se jemi në eufori të lojës, ama referi hmmm… piiiiiiip çka ska, ndoshta mundet. Ama nuk është e logjikshme bre piiiiiiiiiiiip krejt ekipi të dale pi kontrolle, sigurt ka diçka këtu.

Ej, a ka mundësi kur të vini në loja, tregoni se si e keni nijetin, ta dim pi para, ndoshta do tju sugjerojmë stafit mjekësor të kujdesen për Helex dhe Dijazepam. Mosni se na morët në qafë, po edhe veten. Po vallahi po.

Dobroshti ankohet, Sharri ankohet, Ne kuedi, a ankohemi, a ende jemi në trans se morëm barazim, po çe do të ankohemi edhe ne. Do të ankohemi se sot Idrizi Idrizi na kputi, na shajti (dorën në zemër e kemi shajt edhe ne, shumë bile), ama, nlojë be. Referi me të thanë si lojtarë “mo ma ha hamburgerin” është pak palidhje a!?
Sot lojtarëve tonë u ra sarillëku, 8 vetave. Njonit i hypi temperatura ( 8 kartona të verdhë, 1 të kuq). A nikoqirët e hongrën nji për hatër. Gjynaf, vetëm 1 të verdh, a boll e hakatën. 20 intervenime të mjekut, nja tre bryla direkt, nja dy herë gishta në sy (preciz) ama kot, i plasi referi, sjepte karton për qamet.
Ai njëri luante ka Vardari, ama shumë tifoz i flakt i Pirokut, zaher donte ta boje 0:2, edhe ne zonë të 16-shit, luajti me dorë, ama kot.Po nejse ska lidhje, se bojm të madhe kët punë.

Klubet, hmmm!?

Kurrë ma mirë skan lujajtur, kurrë ma shumë respekt skanë patur ndërmjet veti, kurrë më tepër nuk kanë përkrahur njëri tjetrin.
E a e dini kush është avangardë te ky proces, te ky rezultat, te ky respekt…. K.F. PIROK, babloka.
Edhe, hiç ska lidhje ku, çfar lige, edhe sa do të jemi aktiv, a do të kualifikohemi, hiç ama, po ama ka shumë lidhje se si do të trajtohemi.

Do ta përfundoj se na u lodhën gishtat!

Respekt maksimal për të gjitha ekipet që garojnë, kurdo që të jemi nikoqir dhe mysafir tuajt do të Ju respektojmë maksimalisht, kur të jeni ma të mirë se ne, na fitoni, e ne do tua japim dorën dhe do të ju urojmë sukses.

P.S.
Kërkoj ndjesë për fjalët “hamburger” , “qosh”, “piiiip” , dhe çdo fjalë tjetër që mbas që i kemi shkruajt sna ka lanë inati ti prishim, po prap e ndjejtëm të arsyeshme të kërkojmë ndjesë. E dikush as falje nuk do të kërkoje. E dim këtë, edhe ska lidhje, top puna Babo.

Aaa, për pak do të harojsha.
Prej lojës tjetër lojtarët tonë do të jenë të mobilizuar me mikrofona (bubica). Ama se di çka thot pravilniki, se at që e lexojm ne nuk e ndalonte. Po, mo de dale deni pravilnik tjetër pi naftaline. A babo? Si thua ti ?

Me nerv të acaruar skijatik,
K.F. Pirok

Related Articles

Back to top button
Close
Close