LajmeMaqedoniTopLajm

Këto janë të gjitha komunat ku votohet më 31 tetor

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të votohet në 44 komuna.

Në rrethin e parë komuna kanë fituar VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI.

VMRO-DPMNE ka fituar komunat si: Aerodrom, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Gradsko, Zërnovci, Ilinden, Jegunovcë, Kavadar, Karbinci, Mogillë, Negotinë, Novaci, Petrovec, Prilep, Sveti Nikollë, Sopishtë dhe Shtip.

LSDM ka fituar në komunat si: Berovë, Bogdanci, Vallandovë, Dellçevë, Dojran, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë dhe Strumicë.

BDI ka fituar në komunat si Likovë dhe Saraj.

Në rrethin e dytë do të votohet në komunat si: Haraçinë, Manastir, Bogovinë, Bërvenicë, Vasillev, Vevççan, Vrapçisht, Gjevgjeli, Gostivar, Debarcë, Demir Kapi, Demir Hisar, Dollnen, Zhelinë, Zellenikovë, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kumanovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Mekedonski Brod, Novo Sellë, Ohër, Pehçevë, Probishtip, Radovish, Rankovc, Resnjë, Rosoman, Nagoriçani i Vjetër, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Qendër, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Oblleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Qyteti i Shkupit.

Ankesa për votim të listave të kandidatë për kryetar komune deri te KSHZ ka për komunat e Dibrës, Shuto Orizares, Pllasnicës dhe Kisella Vodës.

Derisa ankesat për votim të listave të kandidatëve për këshilltarë komunalë ka për Dibrën, Shuto Orizaren, Llozovën, Tetovën, Pllasnicën, Shtipin dhe Kisella Vodën.

Rezultatet përfundimtare nga këshillat në komuna dhe në Qytetin e Shkupit nga KSHZ njoftuan se do t’i publikojnë gjatë ditës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close