LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi listën e emrave të rrugëve

Këshilli i Qytetit të Shkupit dje e miratoi  listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet, publikoi mbrëmë vonë në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

“Përfundoi seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit. U miratua lista e regjistrit të emrave të rrugëve në Shkup. “Meksiçka”, “Leninova”, “Zhelezniçka”… kthehen në Shkupin tonë”, shkruajti Shilegov.

Siç njoftuan edhe më parë  autoritetet e qytetit, disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht  do t’i kthejnë të vjetrat.

Shilegov prej më parë deklaroi se  procesi ka filluar  që në vitin 2019 dhe se janë përfshirë mendimet e qytetarëve, për dallim prej më parë kur  me dhunë ishin riemëruar rrugët dhe ishte shkelur  vullneti i shkupjanëve.

Në ndryshimin e emrave  kundërshtohen këshilltarët e VMRO-DPMNE-së opozitare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close