
Nëpër Burgjet e Maqedonisë së Veriut janë bërë përmirësime lidhur me higjienën dhe kushtet e qelive, por mbetet i pandryshuar trajtimi ndaj personave të privuar nga liria nga ana e policisë, kurse korrupsioni vazhdon të mbetet i pranishëm tek personeli i burgut – thuhet në Raportin më të ri të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës pranë Këshillit të Evropës.
Sic thuhet në dokument, fokusi i vizitës është vënë në trajtimin policor, duke llogaritur edhe ankesat për maltretim policor dhe kushteve në repartet e burgjeve në Tetovë, si dhe për trajtimin dhe kuhstet e jetës të pacientëve në dy spitale psikiatrike.
Komiteti vlerëson se trupi i formuar paradokohe për përgjegjësi policore respektivisht Mekanizmi për mbikqyrje të jashtme të policisë, duhet të mbështetet me miratimin e metodologjisë për zbatimin e hetimeve efektive për pretendimit për maltretime dhe tortura në bazë të rekomandimeve.



