LajmeMaqedoniTopLajm

Këshilli Gjyqësor zgjodhi Kryetarin e Gjykatës Administrative

Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme zgjodhi gjyqtarin Burim Sejdini për kryetar të Gjykatës Administrative. Në listën përfundimtare për këtë post ishin pesë kandidatë. Sejdini ka qenë kryetar i Gjykatës Administrative nga viti 2017 deri në vitin 2021. Gjatë zgjedhjes së tij u theksua profesionalizmi, organizimi, përvoja dhe rezultatet që ka arritur, bëjnë të ditur Këshilli Gjyqësor.

Këshilli Gjyqësor në seancë caktoi ushtrues detyre në disa gjykata themelore, Kumanovë, Resnjë dhe Tetovë. Kryetarja aktuale Snezhana Manev do të drejtojë Gjykatën Themelore në Kumanovë. Në Gjykatën Themelore të Resnjës është emëruar Emel Cranli Ali, e cila deri më tani ka qenë edhe kryetare e gjykatës. Ud kryetar është emëruar Hasan Asani, kryetari aktual i Gjykatës në Tetovë. Të tre kryetarët janë emëruar në detyrë për shkak të vazhdimësisë së punës së gjykatave dhe do të qëndrojnë në detyrë për një periudhë të caktuar, deri në zgjedhjen zyrtare të kryetarëve.

Duke pasur parasysh se në disa gjykata ka ushtrues detyre, Këshilli Gjyqësor publikoi shpallje për zgjedhjen e kryetarit të gjykatave themelore në Kumanovë, Resnjë, Tetovë, Berovë dhe në Gjykatën Themelore Penale Shkup.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close