LajmeSport

Këshillat e shokëve dhe fjalët e Sylvinhos pas ndeshjes, rrëfehet Asani

Jasir Asani debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. Sulmuesi anësor foli pas humbjes 1-0 për “Kuq e Zi” në SuperSport, duke treguar edhe fjalët që i tha trajneri Sylvinho.

Kisha shumë emocione përpara ndeshjes. Shokët më thanë ta merrja me qetësi. Jemi të mërzitur, pësuam një gol për mungesë përqendrimi. Ky është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë në përgjithësi, të vazhdojmë kështu.

Surprizë aktivizimi si titullar? Kam folur gjithë javës me trajnerin. Kam pasur shokë që e kanë pasur trajner Sylvinhon. Më kanë thënë fjalë shumë të mira për të si trajner dhe njeri. Do të bëjmë gjëra të mëdha. Ishte një emocion i paparë kur mora ftesën.

Nota e Sylvinhos për mua? Ai më tha që të vazhdoja kështu dhe të jap maksimumin, madje edhe më shumë. Që të arrijmë fitore me Kombëtaren. Besoj se është i kënaqur me mua. Të gjithë lojtarët dhamë maksimumin. Kemi një skuadër shumë të mirë”, deklaroi Asani.

Related Articles

Back to top button
Close
Close