LajmeRajonTopLajm

Kërkuan heqjen e masës “arrest shtëpie”/ Apeli i Posaçëm ‘rrëzon’ Berishën dhe Malltezin

Apeli i Posaçëm vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest shtëpie”.

Gjyqtarja Iliriana Olldashi dëgjoi prokurorin e Spak dhe avokatin e Berishës, Genci Gjokutaj që kundërshtoi informacionin dy mujor dhe për rrjedhim kërkoi heqje të masës arrest shtëpie, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi:

Related Articles

Back to top button
Close
Close