LajmeMaqedoniTopLajm

Kërkohet shkarkimi i ministres Stefoska, artistët të pakënaqur me buxhetin

Shoqata kulturore dhe shtëpi botuese të qytetit të Tetovës kanë reaguar për buxhetin, siç e quajnë, diskriminues që u është ndarë shqiptarëve nga ministrja e kulturës Irena Stefoska. Sipas tyre me këtë buxhet është kthyer agjenda anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta në kulturë.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së veriut urgjentisht ta ftojnë në përgjegjësi ministren e kulturës Irena Stefovska dhe ta shkarkojë nga kjo detyrë. Urgjentisht të tërhiqet programi i sjell antishqiptarë. Të formohen komisione të reja me përfaqësues të denjë shqiptarë dhe të shqyrtohen të gjithë projektet një nga një.”, tha Zejnepe Alili-Rexhepi.

Sipas tyre shqiptarët në kulturë janë dëmtuar me 1 milion e 600 mijë euro dhe ata kërkojnë edhe përgjegjësi nga përfaqësuesit shqiptar në Qeveri.

“Kërkojmë nga pala shqiptare në pushtet të bëj detyrën vetë për çka është aty. Të na mbështes dhe të reagojë nga diskriminimi që na bëhet në vazhdimësi dhe të na mbrojë nga pasojat e mundshme. Nga kjo dalje publike e jona për evitimin e padrejtësive të shqiptarëve, por edhe të etnive tjera kërkojmë të formohet sektor i veçantë në kuadër të Ministrisë së Kulturës me buxhet të veçantë dhe të udhëhequr nga shqiptarë”, tha më tej Alili-Rexhepi.

Ndryshe zv/ministri i Kulturës Sedat Sulejmani dhe sekretari shtetëror në këtë ministri nuk janë pajtuar me buxhetin që është ndarë për shqiptarët, por than se ministra e Kulturës këtë ndarje të buxhetit e ka bërë kokë më vete.

Related Articles

Back to top button
Close
Close