LajmeRajonTopLajm

“Kemi ardhur në një fazë kur të huajt na shohin si “A” në çfarë bëjmë”- Rama: E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit! Shqipëria drejt BE, jo se unë vesh atlete kur takohem me ta, por…

Kryeministri Edi Rama foli për integrimin në Bashkimin Evropian dhe ndihmën e Inteligjencës Artificiale që ky proces të ecë sa më shpejt, me qëllimin e vetëm që në 2030 Shqipëria të jetë anëtare me të drejta të plota.

edi rama OK

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë tha se kur e nisën këtë proces ishin vrima e fundit e kavallit, ndërsa kanë luftuar, sipas tij ‘dhëmbë dhe dhëmbë për dhëmbë me fatin e trashëguar keq’.

Rama u shpreh se me inteligjencën artificiale gjithçka ta mbyllin brenda afatit ambicioz që kanë caktuar me Komisionin.

“Tani kemi ardhur në një fazë ku të huajt në shohin si “A” në cfarë bëjmë, kurse brenda vetes “Sh sh sh sh…” histori e njohur që e përndjek Shqipërinë dem baba dem. Por që edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do mbarojë”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në prezantimin e modulit AI të zhvilluar brenda platformës së integrimit europian dhe anëtarësimit, e cila sic thotë ai përdoret çdo ditë nga më tepër se 1400 ekspertë integrimi.

Rama: Ne bëhemi të dytët në rajonin tonë në aspektin e distancës me derën e madhe të BE. Mos harroni, se nga e kemi nisur. Një pjesë e juaja nuk ka qenë. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit. Nuk na qaste njeri dhe nuk na jepnin as statusin e kandidatit. Kemi luftuar me shpirt ndër dhëmbë dhe dhëmbë për dhëmbë me fatin e trashëguar keq. Kemi luftuar me paragjykimin dhe cinizmin e ndonjë vendi anëtar. Më pas falë jush kemi arritur që në procesin e screening të ndryshojmë 100% në perceptimin e partnerëve në Bruksel se cilët jemi ne. Jemi në një kulm dhe sfida e këtij kulmi është të ruajmë ritmin për të cilin jemi mbledhur këtu sot.

Me këtë model do jemi të gatshëm që gjithçka ta mbyllim brenda afatit ambicioz që kemi caktuar me Komisionin dhe nga pikëpamja teknike ne të jemi gati brenda 2027, për ti dhënë më pas kohë procesit politike, ratifikimit në parlamentet e vendeve të BE të Shqipërisë anëtar të BE.

Dhe në këtë mënyrë brenda një harku dy vjeçar që ne parashikojmë. Maja e 2030 të na gjejë në flamurin tonë në resht, i pari se në gjuhën e Evropës fillon me A emri, në gjuhën tonë fillon me SH.

Tani kemi ardhur në një fazë ku të huajt në shohin si “A” në cfarë bëjmë, kurse brenda vetes “Sh sh sh sh…” histori e njohur që e përndjek Shqipërinë dem baba dem. Por që edhe për këtë arsye me anëtarësimin në BE do mbarojë.

Ky vend po përparon me shpejtësi për tu barë anëtar i BE, jo se unë vesh atlete kur takohem me ta, as se ata janë bërë zemër butë, se harrojeni që ti zbutet ajo zemër, as se përtojnë të shohin cfarë bëjmë ne përditë, por vlerësojnë faktet dhe provat.

Related Articles

Back to top button
Close
Close