LajmeMaqedoniTopLajm

Këmbanat që po bien në Berlin duhet të zgjojnë nga gjumi strukturat progjermane dhe proevropiane në VMRO-DPMNE!

Dialogu i intensifikuar politik në nivelin më të lartë në vitet e fundit, më së miri flet për miqësinë dhe partneritetin ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Federale të Gjermanisë, u konkludua në takimin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski me nikoqirin e tij kancelarin gjerman Olaf Sholc në kuadër të vizitës zyrtare në Berlin.

Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri shprehu falënderim për mikpritjen e përzemërt dhe mundësinë për të folur për qëndrimet e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.

 

“Gjatë bisedës u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet partner konstruktiv i Aleancës në përgjigjen ndaj agresionit rus. Kovaçevski dhe Sholc konfirmuan angazhimet e tyre të përbashkëta si partnerë të besueshëm në NATO dhe mirëpritën bashkëpunimin ndërmjet shteteve si pjesë e OSBE-së. Maqedonia e Veriut vlerëson lartë mbështetjen që ka marrë nga Republika Federale e Gjermanisë për kryesimin me OSBE-në këtë vit”, theksohet në kumtesën.

Përkushtimi maksimal i Gjermanisë për forcimin e perspektivës evropiane të rajonit tonë

 

Kryeministri Kovaçevski dhe kancelari Sholc folën për rëndësinë e përkushtimit maksimal të Gjermanisë për forcimin e perspektivës evropiane të rajonit tonë, e cila do të sigurojë stabilitet dhe zhvillim në Ballkanin Perëndimor.

Në takim, theksohet, u potencua se Maqedonia e Veriut dhe Gjermani kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të lartë ekonomik dhe tradicionalisht ky vend është partneri i parë tregtar i Maqedonisë së Veriut, me një numër të madh të investimeve direkte të kompanive gjermane në vend.

 

Pas takimit tet-a-tete, u mbajt takim dypalësh dhe darkë për të dy delegacionet, të udhëhequra nga Kovacevski dhe Sholc. Në takimin dypalësh morën pjesë zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane Bojan Mariçiq dhe Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani nga Maqedonia e Veriut. Në takim u shpreh shpresa për integrim sa më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE dhe hapje sa më të shpejtë të kapitujve për vendin tonë.

Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se i është mirënjohës popullit gjerman dhe Bundestagut për Rezolutën e miratuar, e cila është një hap konkret dhe shumë i rëndësishëm i iniciuar nga Gjermania dhe do të jetë me rëndësi kyçe në përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin negociues me BE-në.

Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jep inkurajim në hapat e mëtejshëm për t’iu afruar Unioni”, qëndron në kumtesën.

 

Takimi Sholc-Kovaçevski pati edhe një moment të rëndësishëm, kur gjatë pres konferencës kryeministri Sholc personalisht garantoi se nuk do ketë kushte shtesë për Maqedoninë e Veriut pasi të bëhen ndryshime kushtetuese. Edhe mënyra se si e bëri, ishte simbolike dhe emocionale. Të gjithë ata që i përcjellin zhvillimet në skenën ndërkombëtare e dinë se burrështetas të fuqive të mëdha rrallë japin garanci personale, krahas atyre që i japin shtetet e tyre. Por kur jepen garanci të tilla, dihet sa e madhe është pesha e tyre. E pëprveç peshës së madhe, kamë edhe anën tjetër, atë që tregon përkushtimin e burrështetasit në fjalë dhe të vendit të tij për të arritur një synim, shkruan Top24.

Këmbanat po bien për ata që kanë veshë për t’i dëgjuar

 

Nihilistët mund të vazhdojnë çdo herë me qëndrimet e tyre për të zhvleftësuar dhe mohuar gjithçka. Kjo është e drejtë e tyre e pamohueshme. Por realistët me të drejtë po e vendosin theksin tek ky qëndrim i kryeministrit Sholc. Kryeministri i një superfuqie ekonomike, siç është Gjermania, nuk “është në zor” siç thotë populli të vendosë autoritetin dhe integritetin e tij si garancë për një vend të vogël siç është Maqedonia e Veriut, që zyrtarisht ka 1.8 milionë banorë, e jozyrtarisht ndoshta nuk kemi mbetu as një milion. Mirëpo kur e bën një gjë të tillë, opinioni i vendit përkatës nuk duhet të ketë më dyshime.

 

Sepse garancitë e kryeministrit Sholc nuk janë të rastësishme dhe “sa për të qënë”. Ato erdhën vetëm një javë pasi që Bundestagu miratoi Deklaratë kushtuar gjuhës dhe identitetit maqedonas, si çështje që po shfrytëzohet nga kundërshtarët e ndryshimeve kushtetuese. Bundestagun nuk e obligon as Kushtetua e Gjermanisë e as ligji që të miratojë Deklarata të tillë, por u miratua në funksion të tregimit të përkushtimit që ky vend mik ka për Maqedoninë e Veriut.

U miratua për të na treguar se RF e Gjermanisë, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera anëtarë dëshirojnë Maqedoninë e Veriut në familjen e tyre. Pas 30 viteve e tepër aspirate pëër anëtarësim në BE, nuk guxojmë që tani të vijmënë një situatë kur Bashkimi Evropian insiston, kurse ne i bëjmë pengesa vetvetes në rrugën e anëtarësimit, shkruan Top24.

 

Ajo që shqetëson është se nuk vërehet ende ndonjë ndryshim në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, partia e cila mund ta plotësojë mungesën e deputetëve për dy të tretat e votave me të cilt duhet të bëhen ndryshimet kushtetuese.

Në VMRO-DPMNE ka kuadro të shkolluara në Republikën Federale të Gjermanisë dhe në vende tjera të Bashkimit Evropian. Kuadro që kanë pasur rastin të vizitojnë këto vende, qoftë në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndërqeveritar, ose ndërpartiak. Është mirë që garancitë nga Bundestagu dhe kryeministri gjerman Sholc të jenë “këmbanë” për ato ato struktura të “zgjohen” nga gjumi dhe të lobojnë brenda partisë së tyre që të përmbushet kushti i fundit për fillim të negociatave, që para së gjithash qytetarët e Maqedonisë së Veriut të fitojnë atë që e kanë merituar para shumë kohësh. /Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close