KurioziteteLajme

Keci me veshë super të gjatë, njihuni me rekordmenin e çuditshëm botëror (fotot)

Shiko, ne duhet t’ju përgatisim për diçka përpara se ta shikoni Simba, kecin e vogël. Nuk duam që ju të qeshni dhe ta bëni atë të ndihet në siklet. Simba ka veshë super të gjatë. Shumë më gjatë nga sa e imagjinoni.

Po flasim për veshë kaq të gjatë, sa Simba-n mund ta pengojnë të ecë. Veshët e kecit të vogël i kalojnë të dy gjysmë metri, janë aq të gjatë sa mund ta imagjinoni Simba duke fluturuar, në stilin Dumbo.

Veshët e Simba-s janë të gjatë 46 cm, gjë që, sinqerisht, e bën atë të duket disi budallaqe. Veshët varen poshtë, në të dyja anët e fytyrës së kecit të vogël e të ëmbël, madje tunden në erë.

Simba është një ‘nubian’, racë dhie e njohur për veshët e gjatë që shërbejnë për një qëllim të rëndësishëm: të ndihmojnë në mbajtjen e trupit të freskët në mot të nxehtë.

Por edhe sipas standardeve ‘nubiane’, veshët e Simba-s janë të gjatë, aq shumë sa ka fituar një rekord botëror. Supozojmë se keci është vërtet i mirëpajisur për valën e të nxehtit.

Kjo është e dobishme, pasi në Karachi, Pakistan, ku jeton, aktualisht është 32°C. Ndoshta keci rekordmen mund të mësojë t’i rrotullojë veshët me shpejtësi të madhe, si një lloj pajisjeje natyrale ventilatori…

Ndërkohë, nëse vështron fotot e Simba-s, do të mrekulloheni vërtet me pamjen e veçantë.

simba the goat with long ears being fed by her owner

A baby goat named Simba being held by her owner

A baby goat named Simba, has the World's longest ears which are 46 cm

A baby goat named Simba, has the World's longest ears which are 46 cm , is seen with her owner in Karachi Pakistan

Simba with her owner

simba the goat with 46cm long ears

Related Articles

Back to top button
Close
Close