
Policia e Kosovës (PK) njofton se katër të miturve në Mitrovicë, iu janë gjetur armë, municion dhe mulli për bluarjen e substancave narkotike.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Njësitet policore kanë ndaluar veturën në të cilën ishin katër persona të mitur, ku gjatë kontrollit (në veturë) kanë konfiskuar një pistoletë me një karikator, katër fishekë cal-7.65 mm, 19-fishekë cal-9 mm, një thikë, një mulli për bluarjen e substancave narkotike dhe një kuti për mbajtjen e substancave narkotike. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


