
Nga sot, banorët e Reçicës së Vogël, më konkretisht, lagjet 📍187 dhe 📍188, nuk do të kenë më mungesë të ujit të pijshëm, deklaroi kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.
“Ky ishte një problem që të tjerët e harruan me dekada por ne e kthyem në prioritet dhe gjetëm zgjidhjen që meritonin. Falë angazhimit tonë dhe punës së palodhshme, çdo familje tani ka qasje të sigurt dhe të qëndrueshme në ujë të pijshëm – një e drejtë themelore për çdo qytetar. Ne nuk ndalemi këtu. Çdo lagje, çdo rrugë, çdo qytetar i Tetovës është në fokusin tonë. Sepse premtimet tona nuk mbeten vetëm fjalë – ato bëhen realitet!
✊🏻Tetova që duam është Tetova që po e ndërtojmë së bashku!”, ka shkruar Kasami.



