
Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami përmes një postimi në profiin e tij ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qose duke shënuar se “Me veprën dhe angazhimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në kulturën, letërsinë dhe mendimin kritik shqiptar.Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë si udhërrëfyes për brezat që vijnë. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe ta vlerësojnë”, shkruan Top24
Një nga mendjet më të ndritura të kombit tonë, akademiku Rexhep Qosja, sot paska kaluar në amshim.
Studiues, shkrimtar dhe zë i fuqishëm i çështjes shqiptare në momentet më të rëndësishme historike. Me veprën dhe angazhimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme në kulturën, letërsinë dhe mendimin kritik shqiptar.
Trashëgimia e tij do të jetojë gjatë si udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe gjithë ata që patën privilegjin ta njohin dhe ta vlerësojnë.
Zoti të mëshiroftë, akademik.



