
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Shkup Cyrille Baumgartner transmeton TOP24.
Kasami ka ururar ambasadorin, Cyrille Baumgartner, për mandatin si ambasador në vendin tonë. Mes tjerash Kasami dhe Baumgartner kanë biseduar për situatën me Kovid 19, përkushtimin e qeverisë për të luftuar këtë krizē dhe për antarsimin e RMV në Bashkimin Europian, shkruan TOP24.
Postimi i plotë i Bilall Kasamit⬇️
Kisha kënaqësinë që sot ta pres në takim ambasadorin e Francës në Shkup, Cyrille Baumgartner. Së pari, e urova për mandatin e ri si ambasador në vendin tonë, bseduam për krizën aktuale globale të Covid-19 dhe mënyrat se si mundemi që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë pandemi, që për momentin shpëtimi shihet tek vaksinimi i qytetarëve. Ne si Qeveri, jemi të përkushtuar për të luftuar këtë krizë dhe nëpërmjet pakove ekonomike, t’i mbështesim sadopak qytetarët tanë.
Gjithashtu me ambasadorin biseduam edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe ndikimin e Francës në rregullimin e raporteve bilaterale në mes RMV-së dhe Bullgarisë. Temë diskutimi ishte edhe marrëdhënia në mes shteteve Ballkanike dhe njëzëri konstatuam se Ballkanit i nevojitet paqë dhe stabilitet politik. Çdo tentim dashakeq për destabilizim, nuk do t’i kontribonte stabilitetit rajonal. Marrëdhëniet e mira në mes shteteve, shpresojmë të mos prodhojë ndonjë “non-paper” si pretekst për të hapur tema nxitëse por dhe veprime inegzistente. Takime të tilla me ambasadorin u dakorduam që të realizojmë edhe në të ardhmen.
Bilall Kasami, Kryetar i Lëvizjes BESA.
28.04.2021





