LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: Përkrahja nga Prishtina dhe Tirana është e nevojshme, përderisa autoritet në Maqedoni nuk i garantojnë interesat e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, nga studiot e Televizionit 21 tha se prste përkrahjen nga Prishtina dhe Tirana përderisa politika shqiptare në RMV nuk i realizon ato politika me sukses në interes të shqiptarëve.

“Përderisa shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk arrin të kenë barazi të plotë, nuk i kanë të drejta të garantuara si maqedonasit me kushtetutë, sigurisht do të jetë e nevojshme që të na përkrahë Prishtina dhe Tirana. Kjo nuk është aspak nënshtrim, interferim në çështjet tona të brendshme, përderisa autoritet qeverisëse nuk i sigurojnë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.”- tha Kasami.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close