LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami në Lisec, në shkollën fillore “Drita”, për të uruar 1 shtatorin nxënësve dhe mësimdhënësve (FOTO)

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka zgjedhur që 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës ta kaloj pranë nxënësve të shkollës fillore “Drita” në fshatin Lisec të malësisë së Tetovës, shkruan Top224.
“Në Lisec, në shkollën fillore “Drita” buzë Malit Sharr për të vizituar e për të uruar nga afër 1 shtatorin të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle dhe në përgjithësi. Bashkërisht me stafin komunal dhuruam çanta dhe mjete të tjera shkollore falas për nxënësit e klasave të para. Ky aksion do të vazhdojë në të gjitha fshatrat e Malësisë së Sharrit.
Nuk ka më mirë e më bukur se sa të fillosh ditën me lumturin e fëmijëve tanë. Qoftë ky vit i ri shkollorë i begatë për të gjithë!” shkruan Kasami përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close