LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami: NDRYSHIMI erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi, koha është të kalojmë në VEPRIM!

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pak minuta pas votimit tëm qeverisë së re ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në FB duke shkruar se “NDRYSHIMI erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi, koha është të kalojmë në VEPRIM!”, shkruan Top24

Erdhi dita!
NDRYSHIMI erdhi, shqiptarët u çliruan nga regjimi, koha është të kalojmë në VEPRIM!
Kuvendi sapo votoi anëtarët e Qeverisë së re, të cilën qytetarët e zgjodhën më 8 maj.
Tani nuk kemi kohë për të humbur, na pret shumë punë. Qytetarët presin jetë më të mirë, investime të cilat do të zhvillojnë ekonominë e do të ketë paga më të larta, investime infrastrukturore dhe të ardhme të sigurtë.
Ne kemi dëshmuar me sukseset tona, por tani me pushtetin qëndror ata do të jenë edhe më të mëdha.
Urime kabinetit të ri qeveritar. Urime kryeministrit të ri z. Hristijan Mickoski. Urime të gjithë qytetarëve e në veçanti shqiptarëve!
Shihemi në shënimin e sukseseve që na presin!

Related Articles

Back to top button
Close
Close