
Përfaqësuesit e LEN, Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti kanë takuar në Tiranë presidentin e Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ku me presidentin Begaj folën për prioritetet tona si koalicion për integrimin evropian dhe luftën kundër korrupsionit. Theksuam se këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024, shkruan Top24
Nder dhe kënaqësi e veçantë që, bashkë me kolegët e mi nga koalicioni Lidhja Europiane për Ndryshim, Afrim Gashin e Izet Mexhitin, takuam Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Me Presidentin folëm për prioritetet tona si koalicion për integrimin evropian dhe luftën kundër korrupsionit. Theksuam se këto synime mund të arrihen vetëm pas ndryshimit të skenës politike në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet e vitit 2024.
Në këtë takim miqësor e konstruktiv u riafirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe nevoja për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe marrëdhëniet mes forcave intelektuale dhe politike në vendet tona, gjithë kjo me synim për përmbushjen e aspiratave të kombit shqiptar për integrim në BE.
Presidentin Begaj e falënderojmë për mikpritjen dhe takimin konstruktiv.



