LajmeMaqedoni

Kasami mbledh kryetarët e bashkësive lokale

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se ka takuar sot kryetarët e bashkësive lokale, ku siç thotë, u diskutua themelimi i një unioni të përbashkët lokal, njofton Top24

“Sot zhvillova takim me kryetarët e bashkësive lokale të Tetovës, të fshatrave përreth si dhe nga fshatrat e Malësisë së Tetovës, ku u diskutua për themelimin e një unioni të përbashkët lokal i cili do të shërbejë si një trup i vetëm me kryesi të vetme për bashkëpunimin me Komunën e Tetovës për nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët dhe realizimin e projekteve të ndryshme me qëllim të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të fshatrave.

Gjatë takimit u hapën diskutime të lira, ide dhe mendime rreth mënyrës se si kjo bashkësi mund të funksionojë në mënyrë sa më efikase. Po ashtu, të pranishmit u njoftuan edhe me projektet e reja që pritet të realizohen së shpejti”, tha Kasami.

Related Articles

Back to top button
Close
Close