LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami kujton Srebrenicën: Sot, përkujtojmë gjithë viktimat e Srebrenicës, gjithë ata shpirtra që rëndojnë mbi ndërgjegjën njerëzore

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami njëherit kryetar i Lëvizjes Besa përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar gjenocidin e forcave serbe në Srebrenicë duke shkruar se sot, përkujtojmë gjithë viktimat e Srebrenicës, gjithë ata shpirtra që rëndojnë mbi ndërgjegjën njerëzore, shkruan Top24

Srebrenica mbetet një ndër masakrat më të tmershme në historinë njërezore. Sot, bota shënon 29 vjetorin e ngjarjes më të errët në historinë e pas Luftës së Dytë Botërore, masakrën e mbi 8 mijë burrave dhe djemve nga forcat serbe në vitin 1995. Një gjenocid i paparë, që tashmë definohet si gjenocidë edhe nëpërmjet një Rezulute nga ana e OKB-së. Sot, përkujtojmë gjithë viktimat e Srebrenicës, gjithë ata shpirtra që rëndojnë mbi ndërgjegjën njerëzore.
Përkujtimi i viktimave të gjenocidit është një reflektim përgjegjësie dhe kujtese njerëzore, një solidarizim njerëzor për të mos harruar dhe për të parandaluar që ngjarje të tilla të mos ndodhin në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close