
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Fatmir Limani, nuk do të jetë pjesë e diskutimeve dhe kombinatorikave të ardhshme në kuadër të rikonstruimit të Qeverisë.
“Fatmir Limani nuk do të jetë pjesë e kombinatorikave të ardhshme të VLEN-it në rikonstruimin e Qeverisë,” është shprehur Kasami për Alsat M.
Kasami poashtu tha se Limani nuk është pjesë asnjë organi të subjektit të formuar VLEN.



