
Së bashku me këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e mi organizuam debat publik me temë “Arsim cilësor, mundësi e barabartë për të gjithë”. Duke shpalosur ofertën zgjedhore, njëkohësisht debatuam me të ftuarit tanë: Prof. Florim Ajdini, Prof. Besa Kadriu, Prof.Bekim Hoxha, Prof. Hatije Etemi, Prof. Ilvije Jashari, Prof. Jetmir Shabani,
me të cilët konstatuam se unë si kryetari i ardhshëm i komunës së Tetovës do të kem prioritet problemet bazike me të cilat ballafaqohet arsimi fillor dhe i mesëm.
Do të angazhohem për pavarësi të plotë dhe depolitizim të skajshëm të institucioneve të arsimit të mesëm dhe fillor duke pasur prioritet rritjen e cilësisë, instalimin e praktikave pozitive të BE-së. Prioritet do të jetë tërheqja e fondeve të BE, arsim inkluziv pa dallime, salla sporti për të gjitha shkollat fillore, pishinë olimpike për nevojat e shkollave të qytetit, zhvillimin e sporteve të ndryshme dhe zhvillimin e sporteve dimërore.




