
Për të tetën javë radhazi rritet çmimi i karburanteve. Nga mesnata benzina do të shitet me çmim më të lartë për një denar, ndërsa dizeli do të jetë gjysmë denarë më i shtrenjtë në krahasim me javën e kaluar, shkruan Alsat.
Benzina 95 në shtatë ditët e ardhshme do të kushtojë 82 denarë, 84 denarë do të kushtojë një litër BS 98, ndërsa çmimi i ri i naftës është 74 denarë.
Çmimet e reja të karburanteve:
BS 95 – 82 DENARË
BS 98 – 84 DENARË



