LajmeMaqedoni

Kandidatja me origjinë nga Kërçova zgjedhet deputete në kantonin e Bernës në Zvicër

 E lindura në Kërçovë, 28 vjeçarja Shasime Osmani, dje në zgjedhjet për kuvendin e kantorit të Bernës në Zvicër ka marrë votat për ulëse në kuvendin kantonal, raporton albinfo.ch.
Osmani është nga radhët e partisë socialdemokrate (SP).

Ajo i mori 9641 vota dhe është e vetmja kandidate shqiptare që bëhet deputete në këtë kanton.

Shasimja ka lindur në Kërçovë dhe mërgoi në moshën 1 vjeçare me nënën e saj për t’iu bashkuar babait i cili ishte larguar për punësim në Zvicër që në vitin 1993.

Related Articles

Back to top button
Close
Close