LajmeMaqedoni

Kandidatët të mos u ikin debateve televizive, qytetarët duan të dëgjojnë projekte konkrete

Në Maqedoninë e Veriut është krijuar traditë që liderët partiak të shmangin debatet mes vete, e duket se këtë mësim e kanë marrë edhe kandiatët për kryetar komune, ku në vigjilje të debateve elektorale, një pjesë e konsiderueshme e tyre po refuzojnë pjesmarrjen me arsyetime nga më të ndryshmet, por që kjo po krijon një precedent të dëmshëm për demokracinë e vendit tonë.

Debatet mes kandidatëve janë një element shumë i rëndësishëm në demokraci, pasi kjo ju mundëson qytetarëve që të njihen me mirë me kandidatët dhe programet e tyre dhe të dëgjoj argumentet apo kundër argumentet, e kjo krijon një pasqyrë më të qartë për opinionin publik se si do të qeveriset shteti apo bashkitë.

Debatet mes liderëve apo edhe kandidatëve në vendet e Evropës Perëndimore janë një gjë e zakonshme dhe e “domosdoshme” pasi kjo vlersohet si shprehje e demokracisë dhe transparencës e cila ka një impakt shumë të fuqishëm tek qytetarët. Në shumë shtete balafaqime të tilla janë një instrument shumë i rëndësishëm për të tërhequr votuesit, e në shumë raste janë edhe përcaktuesit se cili lider apo kanadidat do të triumfoj në zgjedhje.

Ndonëse Maqedonia e Veriut, po pretendon që të jetë pjesë e familjes së madhe Evropiane, ajo ende është shumë larg nga disa vlera që atavkanë vendosur si standart, ku njëra nga to është edhe ballafaqimi mes liderëve dhe kandidatëve për postete publike, por që kjo është një praktikë e cila nuk po gjen zbatim të plotë në vendin tonë.

Kjo gjë është e theksuar sidomos tek partit politike shqiptare, ku nuk mbahet mend se kur ka qenë hera e fundit që liderët tanë janë ballafaqur në një emision televiziv për të sqaruar dilemat, pikpyetkjet, dyshimet dhe për të dhënë argumentet dhe kundërargumentet për proceset politike dhe për të ardhmen e vendit tonë.

Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, thuajse të gjitha mediat janë duke organizuar debate, ku kjo është një mundësi e mirë që qytetarët e komunave por edhe në përgjithësi opinioni publik të dëgjojë projektet dhe strategjitë e secilit kandidat që pretendon të qeverisë me komunën, e kjo do të krijonte një pasaqyrë më të mir për elektoratin, që do të ndihmonte edhe në përcaktimin e atyre që ende nuk janë të vendosur se për kë do të votojnë.

Fatkeqësisht jo të gjithë qytetarët kanë një mundësi të tillë, pasi disa prej kandidatëve të disa komunave po refuzojnë ballafaqimin me kundërkandidatët e tyre, e këtë ata po e bëjnë duke gjetur arsyetime nga më të ndryshme, por që kanë vetëm një qëllim ti shmangen debatit, por që në këtë mënyrë ato po u mohojnë votuesve një të drejtë bazike.

Në debatet e deri më tanishme, në kampin politik shqiptarë, kandidatët e partisë në pushtet, pra Bashkimit Demokratik për Integrim po i shmangen më shumë debatit me kundërkanidatët e tyre nga kampi opozitar, duke krijuar një situatë të çuditshme komiko-tragjike.

Kandidati i BDI për komunën e Kërçovës, në vazhdimsi refuzon debatin me kandidatin tjetër shqiptar që garon si i pavarur, e kjo po ndikon negativisht tek qytetarët e kësaj komune, pasi atyre po u refuzohet e drejta për të ballafaquar dy projektet dhe programet e kandidatëve të tyre, e kjo do të mundësonte që elektorati ta ketë më të qartë se për kë do të votojnë më 17 tetor.

Kandidati i BDI-së për Gostivarin po e bënë të njejtën, ku ai në vazhdimsi po sulmon në distancë kryetarin aktual dhe kandidatin për një mandat të dytë që vie nga rradhët e opozitës, por që po refuzon debatin direkt me të për të ballafaquar programet dhe strategjitë se si do të qeveriset kjo komunë në katër vitet e ardhshme.

Kandidatja e LSDM-së për një mandat të dytë për të parin e Haraçinës refuzon të dal në debat me kundërkadidatatët tjerë, duke nxjerrë arsyetime dhe justifike nga më të ndryshmet, por që kjo po penalizon haraçinaset për të parë programet që kanë kandidatët e tyre për të qeverisur komunën e tyre dhe për të zgjidhur problemet që ata i tangon çdo ditë.

Kandidatja e pavarur për të parin e Qytetit të Shkupit Daniela Arsovska, po refuzon vazhdimisht që të ballafaqohet në ndonjë emision me kundërkandiatin e saj nga rradhët e LSDM-së i cili po garon për një mandat të dytë, e kjo është një imazh i keq, kur për të parin e kyeqendrës së vendit nuk kemi debat publik, e të çon të aludosh se niveli i demokracisë në vendin tonë lë shumë për të dëshirua.

Këto janë vetëm disa nga kandidatët e partive politike të cilët me justifikime të ndryshme po refuzojnë debatin me kundërkandiatët, e që e gjithë kjo po ndikon në cënimin e imazhit të një vendi demokratik, por që në të njëjtën kohë ata po cojnë në vend “amanetin” e liderëve, që është shmangja e ballafaqimeve me oponentët politik.

Related Articles

Back to top button
Close
Close