
Sonte në një kongres rajonal forumi i gruar në Lëvizjen Besa, ka zgjedhur Dr.Kaltrina Beqiri e cila do të përfaqësoj anëtarët e gjinisë femrore në Lëvizjen Besa si pjesë e Degës Rajonale të Tetovës, shkruan Top24
“E gjithë kjo përkrahje masive që po shtohet nga dita në ditë e Lëvizjes BESA tregon përkushtimin dhe vendosshmërinë për të sjellur ndryshimin. Masoviteti i sontëm i Forumit të Gruas edhe njëherë tregoj unitetin e tyre rreth idealit të Lëvizjes dhe se sonte u dëshmua pesha e gruas në Lëvizjen BESA, duke mos e anashkaluar asnjëherë. Më këtë dyndje madhështore që sot bënë grat e BESA-s në Tetovë për të treguar unitetin e tyre rreth idealit të palëkundur të Lëvizjes, sot BESA ka dëshmuar edhe një herë për peshën që i jep gruas në shoqërinë tonë, e cila më vite të tëra, rezulton e lënë pas dore. Dita ditës subjektit politik po ia japim mundësinë avancimin e femrës.” shkruan nga Lëvizja Besa në profilin zyrtarë të kësaj partie përcjellë Top24



