
Nënkryetari i ASH-Taravari, Gzim Kadriu përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar se “Sot më shumë se kurrë, është e qartë se kush ka vepruar me sinqeritet për shqiptarët dhe kush është vetpëlqyer në pasqyrat e pushtetit, duke harruar premtimet e dhëna para qytetarëve”, shkruan Top24
Aleanca për Shqiptarët nuk i nënshtrohet askujt përveç popullit shqiptar!
ASH nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e lojërave politike që shkojnë në dëm të interesit kombëtar.
Sot më shumë se kurrë, është e qartë se kush ka vepruar me sinqeritet për shqiptarët dhe kush është vetpëlqyer në pasqyrat e pushtetit, duke harruar premtimet e dhëna para qytetarëve.
Ulërimat e atyre që s’kanë të qartë nëse janë liderë partie apo anëtarë kryesie të një grupi pa kryetar, nuk kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.
Sot ata po e ndiejnë fundin politik, sepse kanë dështuar në çdo aspekt të përfaqësimit të shqiptarëve në qeveri
Ata që menduan se pushteti është trofe personal, tani po përballen me realitetin.
Shqiptarët nuk mashtrohen më me “lojëra qibriti”, sepse dinjiteti kombëtar nuk shitet për karrige.
Aleanca për Shqiptarët nuk nënshtrohet, nuk turpërohet dhe nuk i shërben askujt tjetër përveç popullit shqiptar. Ne do të qëndrojmë gjithmonë në anën e së drejtës dhe të së vërtetës.
Në anën e popullit shqiptarë!



