LajmeMaqedoniTopLajm

Kadriu i përgjigjet Fetait: Kumanova do të ja u tregoj vendosmërinë dhe unitetin e anëtarësisë sonë

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Gzim Kadriu përmes një postimi ka ndarë pamjet nga takimi i sotëm i strukturave të ASH-së në Kumanovë duke shënuar se “Kumanova shumë shpejt do të jetë nikoqire e spektaklit të radhës politik, ku do të tregojmë fuqinë, vendosmërinë dhe unitetin e anëtarësisë sonë. Vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm pas parimeve tona – përfaqësim i denjë, barazi reale dhe një politikë që respekton dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”, shkruan Top24

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë mbajti mbledhje të rëndësishme me anëtarët e saj, pika kryesore e rendit të ditës ishte: analiza e situatës aktuale politike në vend.

Në këtë takim u diskutua me seriozitet dhe përgjegjësi për zhvillimet e fundit në skenën politike, me fokus të veçantë në pozicionimin e shqiptarëve në institucionet e vendit!
Kumanova shumë shpejt do të jetë nikoqire e spektaklit të radhës politik, ku do të tregojmë fuqinë, vendosmërinë dhe unitetin e anëtarësisë sonë.
Vazhdojmë të qëndrojmë fuqishëm pas parimeve tona – përfaqësim i denjë, barazi reale dhe një politikë që respekton dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Related Articles

Back to top button
Close
Close