LajmeSport

Ka gjetur fituesin e Botërorit në katër kompeticionet e fundit, ja kë parashikon si kampion të këtij viti loja e famshme e futbollit

Loja e famshme EA Sports FC (dikur FIFA) ka tërhequr sërish vëmendjen me parashikimin e saj për fituesin e Kupës së Botës 2026.

Ajo që e bën këtë parashikim edhe më interesant është fakti se simulimet e EA Sports kanë rezultuar të sakta në katër edicionet e fundit të Kupës së Botës. Që nga viti 2010, loja ka parashikuar me sukses fituesin e çdo Botërori.

2010 – Spanja

2014 – Gjermania

2018 – Franca

2022 – Argjentina

Nëse edhe këtë herë simulimi rezulton i saktë, Spanja do të rikthehej në majën e futbollit botëror për herë të dytë në histori, pas triumfit të saj në Botërorin e vitit 2010.

Megjithatë, si çdo simulim, edhe ky mbetet një parashikim i bazuar në algoritme dhe statistika, ndërsa fituesi i vërtetë do të vendoset vetëm në fushën e lojës gjatë Kupës së Botës 2026.

Related Articles

Back to top button
Close
Close