MaqedoniTopLajm

Ka filluar vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe

Ashtu siç u paralajmërua dy ditë më parë, ka nisur tashmë vendosja e tabelave edhe në gjuhën shqipe informon Tetovasot.

Një ditë më parë drejtori i NP Rrugët Shtetërore Ejup Rustemi nënshkroi vendimin.

Konfirmimin e bëri të dielën drejtori i NP Rrugët Shtetërore e Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti.

Tabelat në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut nuk do jenë më vetëm në gjuhën maqedonase por do të jenë të shënuara edhe në shqip.

Ky është një veprim i koordinuar mes institucioneve ndërsa do të vazhdojë të realizohet në gjithë vendin.

E gjithë kjo veprimtari ka filluar prej sot ndërsa do vazhdojë deri në realizimin e plotë në çdo cep të shtetit .

Ndryshe dje Drejtori i NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut “Bekim Memeti deklaroi me këtë rast se te gjitha tabelat do të vendosen në gjuhën shqipe në gjithë territorin e republikës së Maqedonisë së Veriut  .

Related Articles

Back to top button
Close
Close