LajmeRajon

Jo veç Kurtit, edhe Osmanit i bie kënaqshmëria nga qytetarët

Në raportin e fundit të UNDP-së, “Përmbledhja e Pulsit Publik XXIII”, qytetarët kishn rënie të kënaqshmërisë për të gjitha institucionet kryesore.

Një rënie më e lehtë sidoqoftë ishte sa i përket performancës së presidencës, ku ka pasur një rënie prej 1.6 për qind.

“Kënaqshmëria me punën e Presidentes së Kosovës kapi vlerën prej 56.8%, krahasuar me 58.4% në prill 2022, 55.2% në vjeshtën e 2021 dhe 63.7% në maj 2021”, thuhet në raport.

Në kuadër të këtij raporti janë anketuar njëmijë e 306 vetë, nga data 21 tetor deri më 3 nëntor 2022 në krejt territorin kosovar, me numër të barabartë të meshkujve dhe femrave, si dhe duke përfshirë të gjitha grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close