
“Inspektorët fjetën, fëmijët nuk u zgjuan” dhe “nuk ka falje, duhet të ketë drejtësi”, janë disa nga mesazhet e shkruara në pankartat e marshin e sotëm të familjarëve të viktimave në zjarrin tragjik në klubin “Puls” në Koçan që ndodhi më 16 mars, përcjell INA.
Pjesëmarrësit në protestën “Marshimi për engjujt” filloi në orën 16:05, duke treguar simbolikisht reagimin e vonuar institucional. Ata pas një marshi përgjatë institucioneve lokale përfunduan pranë stacionit të Policisë dhe më pas Prokurorisë Themelore e Gjykatës në Koçan. Ndryshe nga marshimet e mëparshme, sot prindërit heshtën para këtyre institucioneve.
Në pikën e nisjes së marshimit në Parkun e Revolucionit, u bë një vërejtje publike në lidhje me raportimin e disa mediave, si dhe për një foto me një prind të një fëmije të ndjerë, për të cilën u dha një çmim.
Prindërit e të miturit kërkuan edhe një herë përgjigje nga autoritetet që lejuan që kaq shumë të rinj të pësojnë natën e kobshme.
“Ne nuk i frikësohemi më askujt përveç Zotit. Prandaj i bëjmë një pyetje Ministrit Toshkovski dhe Kryeministrit Mickoski, të cilët lejuan që demonët të vrisnin engjëjt tanë. Ne flasim publikisht dhe me zë të lartë, nuk duam takime të fshehta, kur të marrim përgjigjen do të jemi të qeta”, tha një nënë, vajza e së cilës vdiq në tragjedi.
Prindërit theksuan se do të presin një gjykim të drejtë, në mënyrë që të ketë drejtësi për fëmijët e tyre. Përndryshe, ata janë të gatshëm t’i paraqesin kërkesat e tyre Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg dhe do të kërkojnë mbështetje nga ekspertë dhe juristë të shquar vendas dhe të huaj.
Nga zjarri që shpërtheu në diskotekën Puls në Koçan në 16 mars humbën jetën 62 persona, kryesisht të rinj, ndërsa 200 të tjerë u lënduan. Shumë të lënduar vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.(INA)



