LajmeMaqedoniTopLajm

Jeton Shaqiri: Misionet janë të rëndësishme, me përkushtim punojmë për brezat e ardhshëm

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në fjalën e tij para banorëve të Tetovës, në kuadër të takimeve “Bashkë për Europë” të liderit partiak Ali Ahmeti me qytetarë dhe bazën partiake tha se misionet janë shumë të rëndësishme ndaj duhet punë dhe përkushtim qe të flasin edhe brezat e ardhshëm.

“Në vitin 2001 isha nxënës në shkollë fillore në Strugë dhe në atë kohë pyesnim prindërit se çfarë po ndodh, sepse dëgjonim për luftë e për Shipkovicën dhe ata na thonin se kohë të mira po vinë për në, kohë të mira për shqiptarët. Pra, nga viti 2001 erdhi koha e shqiptarëve, nisur nga Marrëveshja e Ohrit dhe proceseve të rëndësishme. Në vitin 2004 kur unë duhet të mbaroja shkollën e mesme, erdhi dhe zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës, veprim që na lehtësoj studimet në një universitet të zyrtar. Kjo është koha e artë ku ne jetojmë, sepse pas UT-së, sot ne me plot mburrje ndërtojmë universitete të reja, siç është dhe ai “Nënë Tereza”. Tanimë duhet të flasin universitetet, studentët e profesorët me kualitet sa më të lartë dhe me standard sa më pranë BE-së. Kjo periudhë e artë do vazhdoj edhe më tutje me punë dhe përgjegjësi. Misionet janë shumë të rëndësishme, ndaj duhet punë dhe përkushtim qe të flasin edhe brezat e ardhshëm për vitin 2022-2023 siç flasim ne sot për vitin 2001”, tha Shaqiri në fjalën e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close