MaqedoniTopLajm

Jetik regjistrim në RMV,varen të drejtat e shqiptarëve potencon Artan Grubi

Zv/kryeministri i parë i RMV-së, Artan Grubi ka qenë në Shqipëri për një tur vizitash me personalitetet kryesore të vendit. Thelbi i takimeve të Grubit ka qenë censusi që po zhvillon Maqedonia e Veriut për regjistrimin e popullsisë.

Grubi, u ka kërkuar personaliteteve në Shqipëri, por edhe në Kosovë, që të bëjnë thirrje që mërgata shqiptare të regjistrohet pasi është shumë e rëndësishme për të drejtat etnike të shqiptarëve në RMV. Grubi tha se në bazë të përqindjes së popullsisë varen edhe të drejtat. Sipas Grubit, regjistrimi i popullsisë ka rëndësi jetike për të drejtat etnike të shqiptarëve.

Keni përmbyllur një tur dyditor të vizitave në Tiranë me personalitete kryesore, cili ka enë thelbi i këtij turi

Thelbi është regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut për arsye se është me rëndësi jetike për të drejtat etnike kombëtare të shqiptarëve në vendin tonë.

Ka qenë pjesë e këtij turi edhe vizita në Kosovë që keni bërë disa ditë më parë. Pyetja ime për shikuesit e Shqipërisë çfarë domethënë regjistrim për shqiptarët e Maqedonisë?

Regjistrimi për shqiptarët e Maqedonisë ka rëndësi jetike për arsye se të drejtat e tyre kombëtare etnike varet nga përqindja në të cilën janë të përfaqësuar në numrin total të popullatës.

Që do të thotë në popullsinë e Maqedonisë që përbëhet nga maqedonas, shqiptarë dhe kombësi të tjera po regjistrohet sa është popullsia e Maqednisë dhe sa është pjesa shqiptare e Maqedonisë. Shqiptarët në RMV, janë regjistruar, mbetet diaspora problem?

Zhvillohet censusi për gjithë RMV që nga viti 2001 ku shqiptarët kanë dalë 25.17%. 20 vjet pas 2001 dhe siç e dinë shikuesit, të drejtat e shqiptarëve janë të përcaktuara në përqindje. Përdorimi i gjuhës shqipe përcaktohet me përqindje, popullatat që përbëjnë më shumë se 20% të popullatës së tërësishme të RMV ka të drejtën ta përdorë gjuhën e tyre si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin e RMV apo në komunën ku janë më shumë se 20%. Flamuri kombëtar shqiptar mund të përdoret vetëm nëse jemi më shumë se 50% në komunën e caktuar në formë zyrtare./tvklan.al

Related Articles

Back to top button
Close
Close