LajmeRajon

Japonia do ta ndihmojë Kosovën me 700 mijë dollarë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar sot të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawar.

Tema kryesore e këtij takimi ishte asistenca teknike që Japonia do t’i ofroj Kosovës për t’u përballur me luftën kundër Covid-19.

“Ambasadori, Mitsunori Ogasawar njoftoi se ndër të tjera Japonia do t’i jep një shumë të konsiderueshme financiare sektorit të shëndetësisë në Kosovë prej mbi 700 mijë dollarë dhe premtoi se edhe në të ardhmen do të vazhdoj ky bashkëpunim i afërt në mes të dy shteteve”, bëhet e ditur në një njoftim nga MSh’ja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close