
Një ishull i vogël u shfaq pas një sërë shpërthimesh vullkanike nënujore që filluan në tetor pranë ishullit japonez të Iwoto, 1200 kilometra në jug të Tokios.
Shkencëtarët japonezë kanë konfirmuar se shpërthimet freatomagmatike, një lloj shpërthimi që rezulton nga ndërveprimi i magmës me ujin, ndodhën rreth një kilometër larg nga Iguto, duke formuar një ishull rreth 100 metra në diametër.
Iwoto njihej më parë si Iwo Jima, por u riemërua nga autoritetet japoneze në vitin 2007. Ishte skena e një prej betejave më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore midis japonezëve dhe amerikanëve.
Ishulli i ri, thonë shkencëtarët japonezë, mund të rritet dhe të ndryshojë formë nëse shpërthimet vazhdojnë, por gjithashtu mund të zhduket nën valë. Ishujt u formuan në mënyrë të ngjashme në zonë në 1904, 1914 dhe 1986, por të gjithë u zhdukën për shkak të erozionit.
Arkipelagu japonez, që më parë mendohej se përbëhet nga katër ishuj kryesorë dhe rreth 6000 më të vegjël dhe kryesisht të pabanuar, në fakt përbëhet nga 14125 ishuj.




