SportTopLajm

Janne Anderson : Kosova më e fortë se Gjeorgjia,Zeneli një diamant

Kombëtarja suedeze ka mbajtur seancën stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” para përballjes me Kosovën. Nga grupi i futbollistëve u vërejt mungesa e Albin Ekdal, i cili nuk ka udhëtuar fare me skuadrën. Në konferencë për media, trajneri Janne Anderson e vlerësoj Kosovën më të fortë sesa Gjeorgjinë.

“Ne kishim një ndeshje të vështirë kundër Gjeorgjisë, mirëpo Kosovën e shoh skuadër më të fortë dhe pres të jetë akoma më e vështirë. Kosova ka lojtarë të shpejtë dhe teknik, të cilët din të shkaktojnë probleme. Ne shkojmë në cdo ndeshje për të fituar dhe këtë do ta kërkojmë edhe në ndeshjen e së dielës”.

Andersson u pyet edhe për Arber Zenelin dhe përgjigjja ishte mjaft interesante.

“Qe nga viti 2016, Arbri ka vendosur të luaj për Kosovën unë nuk kam menduar më për të. E respektoj zgjedhjen që ka bërë, e vlerësoj shumë sepse është një lojtar shumë i mirë, por tashmë kjo gjë ka mbetur në të kaluarën dhe mendoj vetëm për lojtarët që kam në skuadër”.
Bashkë me Andresson në konferencë ishte edhe Sebastian Larsson, i cili foli shkurt duke thënë se do të kërkojnë pikët maksimale në Prishtinë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close