LajmeMaqedoniTopLajm

Jakupi për 22 mirënjohejt e spotistëve maqedonas: Kur është ndryshuar rregullorja është dashur të reagohet tani është vonë

KJO ËSHTË E VËRTETA PËR 22 SPORTISTËT!
E shoh të nevojshme që edhe një herë të ngre zërin për çështjen e diskriminimit ndaj sportistëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.
Në muajin mars të këtij viti, Ministria e Sportit ndërhyri në rregulloren për kategorizimin e sportistëve dhe bëri ndryshime në disa nene që përcaktojnë edhe të drejtën për Mirënjohje Nacionale Sportive (pension sportiv).
Ministria e Sportit është e mbuluar me ligj dhe nuk ka asnjë kontestim në lidhje me ndarjen e mirënjohjeve.
Por çështja është se pse asnjë sportist shqiptar nuk u përfshi në listën e përfituesve?
❗Ja ku janë vërejtjet e mia konkrete:
Në momentin kur është ndryshuar rregullorja, atëherë është dashur të reagohet (tani është vonë).
Ja se si do të fitonin edhe sportistët shqiptarë pension sportiv:
Në momentin që u bë ndryshimi i rregullores, duhej të ishte parashikuar qartë që çdo sportist me nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht që ka garuar për një shtet tjetër, të kishte të drejtë të përfitonte pensionin sportiv.
Nëse kjo do të ishte bërë, atëherë sportistë me origjinë shqiptare si Shkodran Mustafi, Nuri Seferi apo Enver Idrizi do të ishin përfshirë në këtë kategori dhe do të kishin marrë atë që u takon me të drejtë.
Lëshimet serioze në organizim dhe përfaqësim
Në ceremoninë ku u ndanë pensionet sportive:
• Nuk ishte e pranishme zv.ministrja shqiptare, e cila duhej të përfaqësonte interesat e sportistëve shqiptarë.
• U ftuan dhe morën pjesë sportistë që kohë më parë janë përfitues të pensionit sportiv, ndërkohë që nuk u ftuan sportistët shqiptarë që gjithashtu janë përfitues, si:
– Shaban Tërstena,
– Shaban Sejdiu,
– Aziz Saliu,
– Lulzim Vrenezi.
Për më tepër, në atë manifestim morën pjesë edhe sportistë që janë ende aktivë por fituan të drejtën e pensionit sportiv.
Por parashtohet pyetja: Pse nuk isha edhe unë i pranishëm?
Pse nuk m’u dha as e drejta për të konkurruar, pavarësisht rezultateve që i plotësojnë kriteret e përcaktuara?
Të gjitha këto fakte tregojnë qartë se sportistët shqiptarë vazhdojnë të jenë të diskriminuar dhe të pabarabartë në mënyrë sistematike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close