
Platformat diplomatike me të cilat udhëheq RMV (OSBE, A5 dhe PBEJL) kanë bërë protagonist kryediplomatin Bujar Osmani, por edhe aleat kredibil të vendeve me ndikim, si Kanadaja, për ruajtjen e sigurisë rajonale dhe më gjerë.
Në Vilnius ku po mbahet Samiti i NATO-s, kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka takuar të parën e Diplomacisë së Kanadasë, Melani Xholi.
Për takimin dhe fokusin e bisedës nëpërmes tuiter ka njoftuar kryediplomatja kanadeze Xholi.
“Me homologun tim, Bujar Osmani, këtu në Samitin e NATO-s, kemi diskutuar për lidhjet e njerëzve, kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në dhe sigurinë rajonale”, ka shkruar ajo.



