BotaLajme

Izraeli thërret 60 mijë rezervistë për ofensivën e re në Gaza

Siç raportojnë mediat e huaja, rreth 60 mijë rezervistë izraelitë do të marrin urdhrat për t’u paraqitur në shërbim, në kuadër të ofensivës të planifikuar në qytetin e Gaza, nëse ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, miraton vendimin. Urdhrat nuk janë të menjëhershëm, rezervistët do t’i marrin ato të paktën dy javë para se të paraqiten. Ky numër i shtohet mbi dhjetëra mijëra rezervistëve që aktualisht janë aktivë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e ka autorizuar këtë ofensivë tokësore në Gaza, me qëllim shkatërrimin e fortesave të mbetura të Hamasit. Ky vendim është kritikuar nga disa nga aleatët kryesorë të Izraelit në Evropë dhe nga shumë qytetarë izraelitë, të cilët kërkojnë një armëpushim për të ndihmuar në përfundimin e një konflikti që ka shkatërruar Gaza-n.

Presidenti amerikan Donald Trump, aleati më i rëndësishëm i Netanyahut, ka sinjalizuar se mbështet planet e Izraelit.

Hamas, i klasifikuar si organizatë terroriste nga SHBA-të dhe disa qeveri të tjera, ka njoftuar të hënën se ka pranuar një plan të ri armëpushimi të propozuar nga Egjipti dhe Katari, dy ndërmjetësues kyç. Izraeli ende nuk ka reaguar. Nëse pranon këtë propozim, që vjen pas shumë të tjerëve që janë refuzuar gjatë këtij viti, ofensiva në Gaza mund të anulohet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close