LajmeTeknologji

Izraeli një hap para botës: Përmes laserit ajror arrin t’i rrëzoj objektivat

Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka kryer me sukses një seri përgjimesh për të rrëzuar dronë me një sistem të fuqishëm të laserit ajror të instaluar në një avion të lehtë civil, transmeton Gazeta Metro.

Izraeli ka a rritur që të rrëzoj me sukses objektivat duke përdorur sistemin e laserit ajror.

Provat u kryen për javë të tëra nën udhëheqjen e njësisë së kërkimit dhe zhvillimit të ministrisë, së bashku me Elbit Systems dhe nga Forcat Ajrore të Izraelit.

Gjatë provave që u kryen mbi det, laseri me fuqi të lartë të shkrepur nga një avion civil ‘Cessna’ shkatërroi objektivat pa pilot në kufij dhe lartësi të ndryshme.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, Izraeli është mbase vendi i parë në botë që ka qenë në gjendje të përdorë një teknologji të tillë laser në një avion për të kapur objektivat në një simulim operativ, shkruan Jerusalem Post .

“Kjo është hera e parë në Izrael, mbase në botë, që bëhet kjo,” tha Brig.-Gjen. Yaniv Rotem, kreu i kërkimit dhe zhvillimit ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes të Izraelit.  “Kjo është një arritje novatore teknologjike dhe është një hap kritik për zhvillimin e mëtejshëm.”

Sistemi plotësisht i automatizuar i energjisë përdor laserin për të shkatërruar një objektiv ndërsa fluturon mbi retë, tha ai, duke shtuar se “sistemi është i fuqishëm dhe i saktë” mund të kapë shënjestrën “pavarësisht nga kushtet e motit”./gazetametro.net

Related Articles

Back to top button
Close
Close