BotaLajme

Izraeli ‘i pakënaqur’ me përgjigjen e Kinës ndaj sulmeve të Iranit

Ndërsa Perëndimi dënoi ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, Kina mori një qasje të ndryshme.

Ministri i Jashtëm, Wang Yi, i tha homologut të tij iranian se Kina vlerëson theksin e Iranit për të mos shënjestruar vendet rajonale dhe fqinje dhe se Pekini beson se Irani mund të “përballojë mirë situatën dhe të kursejë trazirat e mëtejshme në rajon”.

Tani raportet sugjerojnë se Izraeli është i zhgënjyer me reagimin e Kinës ndaj sulmit të së shtunës, kur Irani lëshoi më shumë se 300 raketa dhe drone.

“Ne shpresonim për një dënim më të fortë dhe njohje të qartë të së drejtës së Izraelit për të mbrojtur veten”, citohet të ketë thënë Yuval Waks, zëvendës shefi i misionit izraelit në Kinë, sipas The South China Morning Post.

“Fatkeqësisht, ne nuk e pamë këtë, prandaj nuk ishim të kënaqur me deklaratën”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ministri i Jashtëm izraelit ka thënë se ai po udhëheq një “ofensivë diplomatike” kundër Iranit.

Israel Katz tha se masa vjen “së bashku me përgjigjen ushtarake” – diçka që shumë në komunitetin ndërkombëtar kanë kërkuar të mos ndodhë.

Ministri u dërgoi letra 32 vendeve dhe foli me dhjetëra ministra të jashtëm për të kërkuar sanksione ndaj “projektit raketor” të Iranit dhe që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të shpallet një organizatë terroriste.

Qëllimi i zotit Katz ishte “të frenojë dhe dobësojë Iranin”.

“Irani duhet të ndalet tani – para se të jetë tepër vonë”, ka theksuar ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close