LajmeMaqedoniTopLajm

Izet Zeqiri kishte të drejtë, Artan Grubi zgjidhë problemin me librat kontestues

Zëvendëskryeministri i parë i RMV, Artan Grubi sot ka pritur në takim ministren e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovskën dhe ish ministrin e arsimit nga radhët e BDI-së njëherësh deputet në kuvendin e Maqedonisë Arbër Ademin. “U dakorduam që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme” ka shkruar zëvendës kryeministri Grubi në profilin e tij në FB.
Ndryshe ditë më parë ish deputeti dhe akademiku Izet Zeqiri kishte thënë se vetëm Artan Grubi mundet  ta zgjidhë këtë problem, që pas ditës së sotme i bie që ka pasur të drejtë.
Sot bashkë me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Мила Царовска
dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi diskutuam për reformat në arsim dhe largimin sistematik të jo konsekuencave në librat shkollor.
U dakorduam që në përputhje me Ligjin për librat shkollor për arsim fillor dhe të mesëm të shqyrtohen dhe korrigjohen parregullsitë dhe padrejtësitë në të gjitha tekstet shkollore duke nisur menjëherë nga libri i gjeografisë për vitin e dytë të shkollës së mesme.
Gjatë periudhës në vijim do të shqyrtohen të gjitha tekstet shkollore me qëllim që njëherë e mirë tu jepet fund këtyre dukurive, përkatësisht shtrembërimeve nëpër këto libra shkollor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close