LajmeMaqedoniTopLajm

Ivanovska: Po e analizojmë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d

Kryetarja e Komisionit për Antikorrupsion, Biljana Ivanovska sot deklaroi se e kanë pranuar marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” dhe se janë duke e analizuar.

“E kemi marrë marrëveshjen me kompaninë amerikano-turke”Bechtel dhe Enka” dhe jemi në fazën e analizimit të saj. Nevojitet një grup çka do të punojë me këtë lëndë, ndërsa u janë shpërndarë detyrat këshilltarëve”, tha Ivanovska.

Ajo tha se një pjesë e këshilltarëve janë përfshirë në pjesën për prokurorim publik, një pjesë në marrëdhëniet e punës, një pjesë janë përfshi si hulumtues, ndërsa një pjesë po merren me analizimin e ligjeve që duhet të miratuar.

“Është përfshi gjithçka çka ka të bëjë me këtë rast, besoni se kërkohet më shumë analiza dhe punë, edhe ne jemi që ta përfundojmë më shpejt dhe të dalim me rezultate. Nuk mund të thuhet një datë e saktë se kur do të përfundojë”, tha Ivanovska.

Komisioni për Antikorrupsion do të hap lëndë për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 për të cilën është nënshkruar marrëveshje me “Bechtel dhe Enka”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close