LajmeMaqedoniTopLajm

Ish ushtarët e UÇK-së nga Kumanova: Arbër Ademi kërkon vota shqiptare, tenderat e shkollave shqipe ua jep maqedonasve!

Besim Aliu, ish ushtar i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) shprehet i pakënaqur nga keqpërdorimi i emrit të UÇK-së në fushatën e BDI-së, veçanërisht në Kumanovë. Ai nuk ka mendim të mirë as për ministrin e arsimit Arbër Ademi, bartës i listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 2, duke tënë se kërkon vota shqiptare, por tenderat për riparimin e shkollave shqipe në Kumanovë ua jep maqedonasve.

“Ministri Arbër Ademi që po i kërkon votat e shqiptarëve të Kumanovës dhe Likovës kurse tenderin për fasadimin e shkollave Naim Frashëri, shkollës së F.Çerkez dhe f. Llojan ja ka dhënë një maqedonci nga Shkupi…
A nuk paska shqiptarë nga Kumanova dhe Likova që mund ta kryejnë fasadimin e këtyre shkollave a?”, ka pyetur Aliu.

“Kërko votat e shqiptarëve të Kumanovës kurse jep tendera maqedonasve të Shkupit…
More duhet popullata të zgjohet në këmbë dhe të ju ndaloj punën te shkolla Naim Frashëri në Kumanovë…
Edhe sot janë duke punuar maqedonasit në lagjen e trimave kurse ministri shqiptar, tenderat dhe lekun po u jep maqedonve kurse nga ana tjetër kërkojnë votën e shqiptarëve…”, ka shtuar ai plot me revoltë.

Edhe Zaim Hamza, poashtu ish ushtar i UÇK-së, vlerëson se është turp të kërkosh votat në emër të dëshmorëve, invalidëve, luftëtarëve, e pastaj në emër të luftës 4 vite me vjedh e me u pasuru!!!
“A hiç bash nuk po juv vjen marre prej dëshmorëve të cilët e dhan më të shtrejtën jetën në lule të rinisë,
A nuk po u dhimbsen lotët e nënave që dhanë bijtë më të mirë të kti vendi,
Kurr hallall mos u koft djersa, mundi i xhdo luftëtari e që ju sod po manipoloni me mundin ton dhe me gjakun ton.
Ne nuk luftuam që tua çajm kokën ksaj popullate e mej than “eeeejjjjj ne kemi luftuar” ne luftuam me i çliru dhe jo me i dergu ne robëri politike.
Vallë në rajonin tonë nuk ka djem të shkolluar dhe të dëshmuar për me na përfaqsu në Parlament,
A nuk jeni tu i hy ne hak rinisë së shkolluar e që po ua zeni vendet e punës me njerëz partiak e të pa ditur, e pastaj vajtoni iku rinia, prej juve po ikin o vllazën”, ka shkruar Zaim Hamza.
Ata kanë marrë përkrahje në rrjetet sociale edhe nga shumë ish ushtarë tjerë të UÇK-së.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close