BotaLajme

Ish-ndihmësja e Clinton për dosjen “Presidenti i Francez” në shtëpinë e Trump: Mund të jetë e vlefshme për Putinin

Jennifer Palmieri, ish-ndihmësja e Hillary Clinton-it gjatë fushatës presidenciale të saj, ka lënë të kuptohet se dosja e quajtur “Presidenti i Francës”, e cila u gjet në shtëpinë e Trumpit gjatë bastisjes nga FBI mund të jetë e vlefshme për Putinin si informacion i dëmshëm për Macron.

Ndonëse nuk përdori emra konkret, përmes një cicërime në Twitter, Palmieri tha se “cili lider botëror do ta konsideronte të vlefshme ‘kompromatin’ (informacion i dëmshëm) për Macron?, transmeton Klankosova.tv.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e Trump në Florida, FBI gjeti katër grupe dokumentesh top-sekret dhe shtatë grupe informacionesh të klasifikuara, sipas një liste sendesh të sekuestruara dhe të pavulosura nga një gjykatës federal të premten.

Ndër sendet e sekuestruara ishte “info: Presidenti i Francës”. Nuk është menjëherë e qartë pse Trump e kishte këtë dosje në Mar-a-Lago ose çfarë përfshihej në dosje.

Palmieri, në vitin 2017, ka akuzuar më parë aleatët e Trump për bashkëpunim me Rusinë dhe e përshkroi ish-presidentin si një person “pro-Putin”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close